Bushati: Bizneset në fshat, tre vjet pa taksa
Bizneset familjare
Hapi i parë është orientimi nga "Familja fermere" drejt "Biznesit agrar" (sipërmarrjes). Faza e parë do të jetë orientimi sa më shpejt i familjeve të shkëputura fermere drejt një forme më të pranueshme tregu, siç është një biznes agrar me një status të definuar ekonomik dhe ligjor. Kjo do të ndihmojë në profilizimin, bashkëpunimin dhe në garantimin e prodhimit bujqësor për një treg më të gjerë se konsumi familjar apo ngushtësisht rajonal. Ky status i ri e bën më të besueshëm dhe efikas në treg, funksionimin e bujqësisë, si një sektor i formalizuar dhe produktiv.
Politika e re
Një politikë të re për arsimin, si garanci për integrim e punësim. Një politikë të re për nxitjen e prodhimit vendas, si garanci për zhvillim e punësim. Një politikë të re për shëndetin, si garanci për cilësi jete e aftësi për punë. Një politikë të re për mjedisin, si garanci për mbrojtjen e pasurive të përbashkëta e zhvillimin afatgjatë të vendit. Një politikë të re për turizmin në Shqipëri, si garanci për rritjen e të ardhurave e punësimin. Një politikë të re për kohezionin social e territorial të vendit, si garanci për mundësi të barabarta për të gjithë e zhvillim të harmonizuar mes të gjitha rajoneve të vendit.
Administrata Berisha
Nëse do të jetonim 1000 vjet, mund të ishim më të duruar me gabimet, skandalet dhe abuzimet bizantine të kësaj qeverisjeje të vjetër sa metodat që përdor. Por, për fat të keq, ky Kryeministër ka marrë më shumë kohë se sa duhej, nga jeta jonë tepër e shtrenjtë, për të ngelur në duart e vetëm një njeriu, për më shumë se 20 vjet. Nuk është e drejtë që fëmijët tanë të rriten nën Berishën, njësoj si u rriten prindërit tanë nën diktatin e Enver Hoxhës. Koha e udhëheqësve të pavdekshëm ka shkuar.
INTERVISTA
Nënsekretari i selisë rozë shpjegon strategjinë socialiste për fshatin, stimulimin e bizneseve të vogla, heqjen e taksave, heqjen e akcizës për naftën dhe funksionin e Ministrisë së Zhvillimit Rural.
TIRANË- Të gjitha bizneset e reja që do të hapen në fshat, nuk do të paguajnë taksa për tre vjet. Ky është një nga premtimet më të rëndësishme që ka bërë Partia Socialiste në këtë pragfushate elektorale. Nënsekretari i saj për bujqësinë, Ervin Bushati, shpjegon në një intervistë për "Shekulli"-n të gjitha detajet e programit dhe çfarë përfitimesh do të ketë fshati.
Zoti Bushati, selia rozë tashmë ka nisur prezantimin e programit të saj. Një ndër shtyllat kryesore të këtij programi është dhe fshati. Kryesocialisti Rama ka premtuar një politikë të re për fshatin. Ku konsiston kjo politikë e re?
Fokusi i politikës së re është realiteti dhe problemet tona të përditshme. Sot, Partia Socialiste është kthyer në forcën që do t'i japë Shqipërisë ndryshimin që të gjithë presim prej 18 vjetësh.
Në kuadrin e këtij ndryshimi është dhe hartimi i një programi të qartë dhe ofrimi e tij si kontrata e re me qytetarët që ne do paraqesim para zgjedhjeve. Sot në fshat jeton më shumë se gjysma e popullatës së vendit, ndërkohë që kontributi i sektorit bujqësor është vetëm sa një e pesta në ekonominë tonë.
Mjafton ky argument i thjeshtë për të kuptuar rëndësinë sociale dhe ekonomike që zona rurale mban në vetvete. Në anën tjetër të argumentit qëndron neglizhenca e qeverive ndaj shtetasve të saj, që jetojnë akoma me problemet e një pronësie mbi tokën, të pazgjidhur, dhe të një bujqësie me një produktivitet tepër të ulët për të qenë një vend europian.
Problemet janë kompleksë, të mprehtë dhe me një histori të gjate abandonimi nga ana e shtetit. Ndaj, në këtë vizion të ri duhen parë dhe zgjidhjet, si një operacion shpëtimi me efekte ekonomike, por dhe sociale.
Qëllimi ynë është të përmirësohet jeta dhe ekonomia e njerëzve që jetojnë në fshat, ndaj dhe ndërhyrjet duhet të jenë të koordinuara, për të garantuar një jetë të mire sot dhe një zhvillim ekonomik të balancuar në të ardhmen.
Programi, të paktën ajo çka është prezantuar deri tani, parashikon heqjen e akcizës së naftës për fshatin, por dhe heqjen e taksës për 3 vjet, për çdo biznes të ri në fshat. A është parashikuar se sa do të jenë shpenzimet që duhet të mbulojë qeveria për të bërë këtë gjë?
Mendoni se ky program do të jetë i zbatueshëm menjëherë pas 28 qershorit nëse PS vjen në pushtet?
Një politikë e re do të thotë punë dhe jo fjalë. Ne kemi prezantuar një program të qartë dhe të vendosur qeverisës, dhe jo një program të përgatitur për ambicie të thjeshta elektorale.
Në grupin e hartimit të programit kanë marrë pjesë aktive specialistë dhe politikanë, si vendas ashtu dhe të huaj, për të garantuar pikërisht që masat tona konkrete të jenë funksionale që në 100-ditëshin e parë të qeverisjes.
Kemi arritur në një balancë organike ndërmjet masave me kosto zero dhe atyre që do të duhet të merren me një kosto më të vogël se efekti, financiarisht më produktiv, me rritje për ekonominë e vendit.
Për shembull, familjet e reja që do të dalin nga gjendja e prodhimit vetëm për vetëkonsum dhe do të hyjnë në treg me prodhimet e tyre, do të stimulohen në statusin e tyre të një biznesi agrar të mirëfilltë.
"Biznese agrare për çdo familje", çfarë nënkupton kjo dhe sa e mundur do jetë?
Programi i detajuar parashikon disa faza, nëpër të cilat kalon zhvillimi bujqësor për të rritur produktivitetin dhe konkurrueshmërinë në treg, që natyrshëm do të sjellin një fitim financiar që justifikon investimet dhe përpjekjet e fermerëve shqiptarë.
Hapi i parë është orientimi nga "Familja fermere" drejt "Biznesit agrar" (sipërmarrjes). Faza e parë do të jetë orientimi sa më shpejt i familjeve të shkëputura fermere drejt një forme më të pranueshme tregu, siç është një biznes agrar me një status të definuar ekonomik dhe ligjor.
Kjo do të ndihmojë në profilizimin, bashkëpunimin dhe në garantimin e prodhimit bujqësor për një treg më të gjerë se konsumi familjar apo ngushtësisht rajonal. Ky status i ri e bën më të besueshëm dhe efikas në treg, funksionimin e bujqësisë, si një sektor i formalizuar dhe produktiv.
Në vitet e fundit është bërë shqetësues për fermerët prodhimi i produkteve aspak cilësore, për shkak të lëndës së parë, dhe për rrjedhojë falimentimi i disa prej tyre. PS-ja ka premtuar ngritjen e Agjencisë së Biznesit Agrar. Çfarë funksioni do të ketë kjo agjenci?
Kjo përbën dhe një pjesë të hapit të dytë të strategjisë sonë për të garantuar një funksionim efektiv të bujqësisë në fshat: Përgatitja e "Biznesit agrar" drejt tregut.
Disa nga masat e qarta mbështetëse dhe organizative për biznesin agrar, do të jetë dhe ngritja e një organizmi ndihmës dhe rregullator, që mendohet si "Agjencia e Biznesit Agrar" (ABA), e cila ka si funksion kryesor cilësinë e inputeve bujqësore (farëra, fidanë, pesticide, fertilizues, etj); informacion mbi tregun dhe çmimet; shërbimet bujqësore dhe veterinare; origjinën e produkteve; profilizimin e biznesit agrar dhe të rajoneve bujqësore, etj.
Pas kësaj vjen faza e profilizimit dhe konsolidimit të ekonomisë rurale, ku në sajë të funksionimit real të forcave të tregut të lirë, do të shohim më shumë koordinim, bashkëpunim dhe integrim të hallkave të të gjithë procesit të prodhimit, përgjatë gjithë skemës së zhvillimit rural të ekonomisë dhe shoqërisë.
Në bazë të deklaratave të deritanishme, duket se Rama ka zyrtarizuar një prej ministrive të qeverisë së re, ajo është Ministria se Zhvillimit Rural. Cili do të jetë funksioni i kësaj ministrie?
Shpeshherë, në politikë ngatërrohen qëllimi me mjetin. Kjo vjen si rrjedhojë edhe e një analize të mangët për të identifikuar shkakun dhe pasojat në problemet që hasim ne si shoqëri.
Ndaj, kemi bërë një analizë dhe studim më kompleks të këtij problemi, sa ekonomik aq dhe social, sepse në momentin kur nuk trajtohen të gërshetuar të dy bashkë, kemi humbur fokusin e zgjidhjes. Për këtë arsye ne e kemi ndarë në tre objektiva, që sot e dimë që i adresohen gjendjes tepër specifike të zonës rurale në Shqipëri. Në fshat jetojnë shtetas që kanë çdo të drejtë të kenë një jetë të garantuar dhe cilësore.
Ndaj, shteti e ka për detyrë të krijojë kushte optimale jetese dhe të garantojë mundësi të barabarta për një të ardhme më të mirë për çdo shtetas kudo në vend.
Rritja e mirëqenies në fshat dhe garantimi i sigurisë publike dhe sociale, është detyra jonë që ditën e parë në krye të punëve: duke siguruar pronën, arsimin, kujdesin shëndetësor, infrastrukturën dhe të gjithë aspektet që bëjnë një jetë sociale cilësore. Bujqësia do të jetë në bazë të përpjekjes sonë për ndryshim në fshat.
Familja në fshat do të jetojë me të ardhura nga puna e saj, dhe jo nga ndihma ekonomike dhe remitancat. Bujqësia është një nga mjetet që mund të përmirësojë në mënyrë të shpejtë dhe rrënjësore të ardhurat ekonomike dhe jetën sociale në fshat.
Për këtë do të merren të tëra masat e nevojshme, për të rritur produktivitetin dhe çliruar forcat e ndrydhura të tregut të lirë, që sot janë aspak funksionale: prodhimet e kalbura që nuk arrijnë në një treg të dëshiruar për prodhime vendi, janë një tregues i qartë i mangësive në administrim sot.
Vetëm pasi janë garantuar një jetë e mirë dhe të ardhura të sigurta, mund të shohim përtej së tashmes në mundësi të reja zhvillimi dhe diversifikimi ekonomik të jetës në zonat rurale.
Optimizimi i përdorimit të burimeve ekonomike që lokalizohen në zonat rurale sot (toka, pyjet, uji, peizazhi, nëntoka, etj.), duke diversifikuar ekonominë rurale, për të ofruar një alternativë të re (përveç bujqësisë) dhe për të shtuar vlerë në zhvillimin ekonomik të vendit. Strategjitë e zbatuara deri më sot nuk shohin përtej gjendjes së mjerë dhe problematikës akute të jetës në fshat.
Përtej masave që duhen ndërmarrë për të ofruar një jetesë dinjitoze në fshat dhe një ekonomi bujqësore funksionale, që krijon të ardhura financiare, shteti e ka për detyrë të hedhë një dritë të re dhe të ofrojë një vizion të ri, me mundësi të barabarta për të gjithë, se ku duhet të shohim bashkë, si një shoqëri në kërkim të një kohezioni të ri dhe të një mirëqenieje harmonike, në respekt me shoqërinë tonë dhe mjedisin që na vjen si dhuratë nga Zoti.
Cilat janë prioritetet e tjera të programit qeverisës të Partisë Socialiste?
Deri më sot nuk kemi pasur një zhvillim ekonomik të balancuar dhe të qëndrueshëm. Kjo provohet nga shkalla tepër e lartë papunësisë në vend: nëse do të kishim një ekonomi që rritet me harmoni dhe ofronte të mira materiale për të gjithë, nuk do të kishim mbi 70% të shqiptarëve duke renditur si problem kryesor në jetën e tyre, papunësinë.
Nuk mund të flasim për cilësi jetese dhe një zhvillim të qëndrueshëm, në kushtet e një ekonomie të pamatë gri dhe një paaftësie të theksuar qeverisëse, shpeshherë e bazuar në interesa të pastra personale.
Për këtë arsye, punësimi do të jetë prioriteti ynë, me marrjen e mandatit për të qenë në krye të punëve në këtë vend. Shtyllat kryesore, përveç zhvillimit rural, ku do të mbështetet puna jonë nesër dhe zhvillimi i ekonomisë, do të jenë: Një politikë të re për arsimin, si garanci për integrim e punësim. Një politikë të re për nxitjen e prodhimit vendas, si garanci për zhvillim e punësim.
Një politikë të re për shëndetin, si garanci për cilësi jete e aftësi për punë. Një politikë të re për mjedisin, si garanci për mbrojtjen e pasurive të përbashkëta e zhvillimin afatgjatë të vendit.
Një politikë të re për turizmin në Shqipëri, si garanci për rritjen e të ardhurave e punësimin. Një politikë të re për kohezionin social e territorial të vendit, si garanci për mundësi të barabarta për të gjithë e zhvillim të harmonizuar mes të gjitha rajoneve të vendit.
Si do të realizohet kjo gjë?
Nëse do të jetonim 1000 vjet, mund të ishim më të duruar me gabimet, skandalet dhe abuzimet bizantine të kësaj qeverisjeje të vjetër sa metodat që përdor. Por, për fat të keq, ky Kryeministër ka marrë më shumë kohë se sa duhej, nga jeta jonë tepër e shtrenjtë, për të ngelur në duart e vetëm një njeriu, për më shumë se 20 vjet.
Nuk është e drejtë që fëmijët tanë të rriten nën Berishën, njësoj si u rriten prindërit tanë nën diktatin e Enver Hoxhës. Koha e udhëheqësve të pavdekshëm ka shkuar.
Është për të ardhur keq që qeveria "Berisha" nuk pranon të na shpjegojë, si votues, përse nuk ka mbajtur premtimet që na bëri kur erdhi në pushtet, por vazhdon të tregojë gishtin nga e shkuara, ndërkohë që shqiptarët shikojnë nga e ardhmja.