E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet edhe në film

Sipas portalit Movieline, vrasja e terroristit Osama bin Laden tashmë ka inspiruar edhe industrinë filmike në Hollywood. Atje po shtohen zërat që flasin për xhirimin e filmave të rinj që do të trajtojnë vrasjen e bin Laden. Nga Express më 04 maj 2011 në ora 12:08

Pas suksesit të saj me filmin “The Hurt Locker”, regjisorja e njohur, Kathryn Bigelow, po punon në një filmi të ri, që quhet "Kill Bin Laden” (Vrite Bin Ladenin). Filmi që pritet të xhirohet së shpejti ka të bëjë me vrasjen e kreut të rrjetit terrorist Al-Qaeda nga forcat ushtarake amerikane.

Bigelow, që është gruaja e parë regjisore që fitoi shpërblimin Oscar, planifikon që xhirimin e filmit të ri ta filloj gjatë javëve në vazhdim, dhe ai, sipas portalit Movieline, duket se do të jetë vazhdim i filmit “The Hurt Locker”. Edh pse, fillimisht mendohej që filmi të bënte fjalë për një mision të dështuar të forcave amerikane për vrasjen e kreut të rrjetit Al-Qaeda, diku në rajonin kufitar mes Afganistanit e Pakistanit. Megan Ellison, vajza e shefit të kompanisë Oracle, Larry Ellison, u shpreh e gatshme që ta financojë projektin filmik. Ndërkaq, Bigelow deklaroi se kërkoi nga aktori Joel Edgerton që të shqyrtojë pranimin e rolit kryesor.

Projekti tjetër filmik që do të merret me bin Laden bazohet në librin e Gary Bernsten “Jawbreaker” (Kafshata e Zorshme). Xhirimi i filmit ishte stopuar kohë më parë, por pas ngjarjeve të fundit interesimi për vazhdimin e tij do të duhej të rritej ndjeshëm. Edhe fillimi i xhirimit të këtij filmi pasoi përpjekjet e pasuksesshme për vrasjen e bin Laden pas ngjarjeve të 11 shtatorit 2001.

Me sa duket, Hollywood duket se filloi një garë të brendshme për atë se kush do ta shndërrojë lajmin e mirë në rrëfim filmik.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›