‘Rock’n’Roll’ në Slloveni dhe Kolumbi
Shfaqja” RocknRoll” e regjisorit Dino Mustafiq është ftuar që të marrë pjesë në dy festivale ndërkombëtare prestigjioze.
Me datën 16-25 shtator 2011, shfaqja ‘Rock’n’Roll’ do të prezantohet në festivalin ndërkombëtar të arteve performuese ‘Ex Ponto’, i 18-ti me radhë (18TH INTERNATIONAL FESTIVAL OF PERFORMING ARTS EX PONTO), në Lubjanë të Sllovenisë. Organizator i këtij festivali është NETA (New European Theatre Action) ku Teatri Kombëtar i Kosovës, këtë vit është bërë anëtar i këtij rrjeti.
Po ashtu, Teatri Kombëtar i Kosovës, gjatë javës së kaluar, ka patur mysafir Giorgio Ursini, një ndër anëtarët e sektorit të festivalit të Bogotasë që mbahet në Kolumbi, me ç’rast ai premtoi si dhe konfirmoi se shfaqja “RocknRoll” e regjisorit Dino Mustafiq do të jetë në konkurencën zyrtare të këtij festivali. Festivali pritet të mbahet në mars të vitit 2012.
Në shfaqjen, ‘Rock’n’Roll’ luajnë aktorët, Kushtrim Hoxha, Mentor Zymberaj, Gresa Pallaska, Ilire Çelaj, Armend Ismajli etj.