E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenton me makinë kushëririn në autostradë

26/08/2011  Kishin konflikte me njëri- tjetrin

TIRANË- Pas konflikteve të shumta që kishte me kushëririn, një person e përplasi atë me makinë, duke e lënë të vdekur. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 20.00 në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës, ku mbeti i vdekur në vend Pëllumb Çeko 51 vjeç. Policia u shpreh në rrugë konfidenciale se është shpallur në kërkim kushëriri i tij, Gazmend Çeko, 31 vjeç, si autori i dyshuar i aksidentit të qëllimshëm ndaj kushëririt. Në këtë aksident është përfshirë edhe një mjet i tretë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›