E Diel, 1 Nëntor 2026

U rrah barbarisht në furgon, vdes pas disa ditësh në spital

26/08/2011  Bardhok Marku, 43 vjeç

TIRANË- Një 43-vjeçar që u rrah barbarisht për vdekje nga 5 persona në Gjegjan të Pukës, vdiq dje në spital. Bardhok Marku ka ndërruar jetë mëngjesin e djeshëm në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Dhunimi barbar i Markut u shënua pasditen e 19 gushtit. Sipas burime të policisë, 43-vjeçari Bardhok Marku është dhunuar nga 5 persona, të cilët e kanë goditur me mjete të forta në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit. Ai u transportua menjëherë në Spitalin Ushtarak, ku përgjatë gjithë këtyre ditëve ka qenë në gjendje kritike për jetën. Dëshmitarë të ngjarjes kanë deklaruar se 5 autorët e ngjarjes kishin dalë nga një furgon dhe pasi e kishin dhunuar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›