E Diel, 1 Nëntor 2026

Vritet në atentat ish-boksieri Adrian Levanti, shoqërohet një person i dyshuar

Gazeta Shqip

Foto ilustruese

Foto ilustruese

Vritet në atentat ish-boksieri, Adrian Levanti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Unazës së Re, në kryeqytet, pak pas mesnatës, duke u gdhirë dita e premt.

Sipas policisë Levanti është ndjekur nga autorët e vrasjes dhe është qëlluar për vdekje në sheshpushimin e katit të  shtatë të pallatit ku banonte. I riu banonte në katin e dytë, por u detyrua të ngjitej në katin e sipërm në përpjekje për tu shpëtuar vrasësve. Policia ka ngritur disa pista për zbardhjen e ngjarjes, duke hedhur dyshime se ajo ka ndodhur për motive hakmarrje.

Policia e Tiranës ka shoqëruar rreth orës 10:00 të ditës së sotme njërin nga autorët e dyshuar të vrasjes së Ardian Levantit.

Policia sqaron se emri i tij nuk bëhet i ditur për shkak të hetimeve, ndërkohë që shtohen më shumë zërat se vrasja e ish-boksierit lidhet me plagosjen e shtetasit Zef Gjini. Ky i fundit është plagosur nga vëllai i Ardianit, Marjan Levanti.

26 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

Vritet në atentat ish-boksieri Adrian Levanti, shoqërohet një person i dyshuar burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›