E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushata presidenciale në SHBA, akuza mes dy kandidatëve

Fushata presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vazhduar me akuza të ndërsjellta ndërmjet dy kandidatëve, presidentit Obama dhe kandidatit republikan Mitt Romny.

Presidenti amerikan Barak Obama e përdori fushatën elektorale në shtetin Wisconsin, në përpjekje për të hedhur poshtë pohimet e kundërshtarit të tij se 47 përqind e amerikanëve janë viktima që besojnë se kanë të drejtë për mbështetjen nga qeveria.
 

"Ne nuk mund të ecim përpara, nëse ne kemi liderë lënë mënjanë gjysmën e vendit, duke i quajtur ata një bandë të viktimave të cilët kurrë nuk do të marrin përgjegjësinë për jetën e tyre. Unë nuk shoh viktima këtu, unë shoh njërëz që e duan punën " tha Presidenti amerikan.
 

Ndërkohë kandidati republikan Mitt Romney, duke folur në California, bëri përpjekje për të bindur votuesit e klasës së mesme. Ai e akuzoi presidentin për mbështetje të një kulture siç e quajti ai varësi nga qeveria"që pengon ecjen përpara.

Sondazhet e fundit tregojnë se Obama kryeson ndaj Romney në Virxhinia dhe shumicën e shteteve të ashtuquajtura të lëkundura që pritet të vendosin fituesin në zgjedhjet e 6 nëntorit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›