Vritet nje i ri ne Tirane
Nje ngjarje e rende ka ndodhur mbremjen e se martes ne kryeqytet. Nje 35-vjecar ka gjetur vdekjen pasi eshte qelluar me arme zjarri ne nje pike bastesh. Vrasja ka ndodhur ne zonen parkut te autobuzave ne rrugen Babe Rexha. Viktima Shpetim Gjenollari, nga qyteti i Korces, menjehere pas goditjes eshte transportuar per ne spital, por nuk ka mundur te mbijetoje si shkak i plageve te marra nga tre plumba.
Policia ka mberritur menjehere ne vendgjarje dhe ka nisur hetimet per vrasjen, por edhe pse autori ndodhej ne nje mjedis te mbyllur, ai nuk eshte identifikuar ende. Nga policia nuk behen te ditura as shkaqet e mundshme qe kane cuar ne kete vrasje.