Vritet pronari i nje lokali ne Peshkopi
Nje person eshte vrare dje ne mengjes ne Diber ne lokalin e tij, ndersa policia ka vene ne pranga autorin e krimit. Ngjarja e rende ne nje lokal ne qytetin e Peshkopise, kur shtetasi Qemal Kaci me profesion mekanik ka qelluar per vdekje me automatik pronarin e ketij lokali, shtetasin Reshat Rustemi. Policia e cila ka mberritur menjehere ne vendngjarje ka mbledhur provat e para dhe ka konstatuar se Rustemi ka humbur jeten si pasoje e plageve te marra nga plumbat. Vetem pak ore pas krimit te ndodhur, policia ka identifikuar si autor te te ngjarjes shtetasin Qemal Kaci. Ne cilesine e provave materiale Kacit iu sekuestrua automatiku me te cilin dyshohet se ka ndodhur vrasja. Efektivet blu te Peshkopise po hetojne ne disa pista sic hetimi si ajo e hakmarrjes apo e ndonje sherri banal.