E Diel, 1 Nëntor 2026

Krimi horror në Greqi, doktorët i “ngjitin” këmbët 28-vjeçares



Mjekët grekë nëpërmjet një operacioni i kanë “ngjitur” sërish këmbët emigrantes shqiptare 28-vjeçare, e cila u dëmtua rëndë nga burri i saj me një sharrë elektrike para dy ditësh në Greqi. E reja i është nënshtruar një operacioni të vështirë kirurgjikal, ku mjekët kanë arritur që të mbyllin plotësisht plagët, ndërkohë që do të duhen edhe 24 orë për të përcaktuar nëse ajo do të mund të mbijetojë. Sipas

deklaratave të mjekëve, beteja me vdekjen duket e fituar, por do të duhet edhe një ditë për të dhënë një përgjigje përfundimtare.

Gruaja 28-vjeçare i ka këmbët e prera deri në kofshë, por edhe duart, si pasojë e përfshirjes së tyre nga një sharrë me korrent. Sipas mjekëve, gjendja e saj është kritike, për shkak të prerjes së arterieve.

Ndërkohë autori i krimit, I. Ramaj do të dalë ditën e sotme përpara gjykatës së Kallamatës, për të marrë masën e arrestit.

Ngjarja që tronditi opinionin grek dhe atë shqiptar ndodhi para dy ditësh. 39-vjeçari I. Ramaj, lindur e banues në Librazhd, jetonte në qytetin e Veria-s të rajonit Makedonia të Greqisë. Ai kishte shkuar në Shqipëri para disa ditësh, ku kishte marrë fëmijët e tij, përkatësisht, tetë dhe dhjetë vjeç, të cilët jetonin me të afërmit e tij. Një javë më parë, 39-vjeçari bashkë më dy fëmijët ka mbërritur në Kalamatë, në shtëpinë me qira në rrugën “Navarinu” në zonën e Mesinia-s, ku jetonte e vetme gruaja e tij 28-vjeçare. Një ditë përpara krimit, ai kishte blerë një sharrë elektrike me zinxhir, të cilën e kishte vendosur tek qilari i shtëpisë. Rreth orës 14:00 të ditës së shtunë, çifti kishte pasur sërish një konflikt. 39-vjeçari i kishte kërkuar bashkëshortes së tij, që të rikthehej me të dhe të mos jetonin më të ndarë. Përgjigjja negative ka bërë që ai të rrëmbejë nga oborri pranë shtëpisë së tij sharrën elektrike, dhe i ka prerë 28-vjeçares të dyja këmbët dhe të dyja duart deri lartë në krahë në sytë e fëmijëve të mitur. Më pas, të gjakosur, ai e ka marrë të shoqen e tij dhe e ka futur në qilarin e katit të poshtëm të godinës së banimit. Pas këtij veprimi, I. Ramaj, ka marrë dy fëmijët, i ka futur në makinë dhe i është drejtuar bulevardit pranë detit, ku ka parë një patrullë policore, dhe ku i ka treguar për krimin e tmerrshëm të bërë. Ai i ka çuar punonjësit e policisë tek qilari ku gjendej e shoqja. Agjentët kanë parë se 28-vjeçarja kishte shenja jete dhe e kanë dërguar atë menjëherë në spital. Për të marrë një ndihmë më të specializuar, ajo është nisur më pas në spitalin shtetëror të Athinës.

Me gjithë gjendjen e vështirë, në të cilën ndodhej, ajo i është nënshtruar një operacioni, ku mjekët grekë arritën që t’i ngjisnin përsëri këmbët e dëmtuara rëndë, si pasojë e prerjes nga sharra elektrike. Ndërkohë që do të duhen edhe 24 orë për të përcaktuar nëse 28-vjeçarja, që sipas mjekëve e ka kaluar situatën e vështirë do të mund të dalë nga gjendja kritike dhe operacioni të jetë kryer me sukses.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›