E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet shkencëtari bërthamor. Irani fajëson SHBA-në

Iran

Një bombë me telekomandë ka marrë dje jetën e një shkencëtari të Universitetit të Teheranit, një sulm ky për të cilin media iraniane ka akuzuar menjëherë Shtetet Bashkuara të Amerikës dhe Izraelin.
Një bombë e këtij lloji, shumë e rrallë për kryeqytetin iranian, ka ndodhur në një kohë kur tensionet politike në vend kanë arritur një fazë shumë kritike, 7 muaj pas zgjedhjeve presidenciale të shumëdebatuara dhe të shumëkontestuara. Kjo ka përkuar edhe me marrëdhëniet e tensionuara të Iranit me Perëndimin në lidhje me çështjen bërthamore.
Të shtunën pritet që fuqitë e mëdha të diskutojnë në Nju Jork në lidhje me sanksione të mundshme ndaj Iranit, nëse ai do të vazhdojë refuzimin e Perëndimit për ndalimin e prodhimit të uraniumit. Ndërkaq, dje zyrtarët iranianë kanë fajësuar Shtetet e Bashkuara për sulmin e djeshëm dhe vrasjen e ekspertit të teknologjive bërthamore në Universitetin e Teheranit dhe e quajtën këtë një akt terrorist.
Ndërsa Departamenti i Shtetit ka komentuar se akuza të tilla ndaj Amerikës janë shumë absurde. Për sa i përket viktimës, shkencëtari 50-vjeçar është vrarë dje në mëngjes, ndërsa po linte shtëpinë për të shkuar në punë.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›