E Diel, 1 Nëntor 2026

Vuk Jeremiç shpreson të nënshkruajë marrëveshjen e Asocim Stabilizimit me Bashkimin Evropian

Ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç, tha se shpreson të nënshkruajë sot një marrëveshje me Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian, që mund të çojë në anëtarësimin e Beogradit.

Ministrat e Jashtëm të BE-së janë mbledhur në Luksemburg për bisedime që synojnë të zhbllokojnë pranimin e Serbisë në marrëveshjen e Asocim Stabilizimit.

Ministri Jeremiç tha dje se është gati të nënshkruajë marrëveshjen e Asocim Stabilizimit dhe shpreson që edhe Ministrat e Jashtëm të BE-së gjithashtu të jenë gati.

Ministri i Jashtëm slloven, Dmitri Rupel, vendi i të cilit ka radhën e presidencës së BE-së, tha se gjendja është e vështirë. Ai tha se do të përpiqet të gjejë një zgjidhje kompromisi, që do të kënaqte si serbët edhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian, të cilët, tha ai, kanë rezervime serioze rreth Serbisë.

Belgjika dhe Hollanda kërkojnë që Serbia të bëjë më shumë për kapjen e të dyshuarve për krime lufte, Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mlladiç.   (ze)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›