E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lumi Lanë, aty ku mblidhen mbeturinat e Tiranës

Ndotja e ambientit e sidomos e mjedisit ku jetojmë, përbën një shqetesim serioz për banoret e kryeqytetit. Ky problem është i shtrirë pothuajse në të gjithë Lumin e Lanës në kryeqytet, por me serioze, çështja mbetet ne disa zona, si në Urën e Shkozës, pranë periferisë së kryeqytetit, jo larg vendburimit të Lanës. Banorët që jetojnë ne këtë zonë shprehen të shqetësuar për mbeturinat që hidhen në Lanë dhe për derdhjen e ujrave të zeza.
 

Lumi i Lanës prej kohësh është kthyer në një burim infeksionesh dhe sëmundjesh. Pavarësisht bordurave dhe sistemimit modern, niveli i ndotjes së ujrave që derdhen në Lanë është i një niveli të lartë.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›