E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Ekonomisë: Duhen masa, rrezik përmbytjeje

Autori i Lajmit: Redaksia

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës pranon se të dhënat e fundit për situatën në HEC-ve janë alarmante dhe nuk mund të mohohet rreziku i përmbytjeve. METE ka deklaruar se rreziku për përmbytje është evident ndaj ka njoftuar që Ministria e Brendshme dhe pushteti vendor të marrin masa. Sipas METE-s rritja e shkarkimeve është e detyrueshme për mbrojtjen e digave dhe HEC-eve. Sipas METE-s, prurjet në Drin janë 1560 m3/ sek. Situata në Veri të vendit është marrë në konsideratë edhe nga Ministria e Ekonomisë, ku po dje është mbledhur një komision i posaçëm, drejtuar nga zv.ministri Leonard Beqiri. “Në 24 orët e fundit është përkeqësuar situata në Kaskadën e Drinit si pasojë e reshjeve të shumta. Duke parë këtë situatë, e cila është monitoruar hap pas hapi nga Sekretariti Teknik pranë KESH dhe nga Grupi i Posaçëm, janë marrë vendime në vazhdimësi dhe në interes të ruajtjes së sigurisë së Kaskadës së Drinit. Shkarkimet ka qenë të tilla, në varësi të prurjeve”, u shpreh zv.ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

Ky lajm është publikuar: 21/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›