Digjen plehrat, Elbasanin e mbyt tymi
15/06/2010 Gjendje emergjente, Agjencia e Mjedisit dhe prefektura mjete të rënda për të mbuluar dhe zjarrin
ELBASAN- Elbasanasit janë zgjuar nën tym 24 orët e fundit nga djegia masive e mbeturinave në fushën e grumbullimit. Situata e krijuar për shkak të smogut dhe erës së keqe ka bërë që të mblidhen në një takim të menjëhershëm drejtuesit lokalë dhe shtabi i emergjencave. Ky takim pati në qendër situatën e krijuar në qytetet për shkak të djegies së vazhdueshme të mbetjeve urbane në pjesën fundore të qytetit të Elbasanit.
Zjarri
Zjarri që mendohet se është ndezur aksidentalisht nga persona që grumbullojnë mbetje të riciklueshme dhe temperatura e lartë e dekompozimit ka përfshirë të gjithë fushën dhe për pasojë i gjithë qyteti gjendet nën tym. Firma sipërmarrëse për evadimin e plehrave ka ndërhyrë nëpërmjet shtresave të dheut, por zjarri ka vazhduar gjithë pasditen dhe tymi ka izoluar të gjithë banorët e pjesës fundore në lagjet “Emin Matraxhiu”, “Çlirimi” dhe “Shënkoll”, Skëndërbej” etj. Banorët thonë se situata për ta përsëritet pasi edhe vjet janë gjendur po në të njëjtën situatë. Ata janë të detyruar të mbajnë mbyllur dyer e dritare, të durojnë erën e keqe të shpërndarë gjatë 24 orëve të fundit dhe madje ta pësojnë edhe tek bizneset e tyre. Në këtë territor janë ndërtuar komplekse pishinash që e kanë të domosdoshëm ajrin e pastër për të vazhduar aktivitetin normalisht. Përfaqësues të biznesit thonë se e njëjta situatë në këtë zonë përsëritet dhe u duhet atyre që edhe me anë të mjeteve private të ndërhyjnë. Por situata nuk duket e lehtë për fikjen e zjarrit. Në vend kanë mbërritur zjarrfikësit, mjetet e firmës dhe pritet të ndërhyhet edhe me të gjitha mjetet private të rënda që kanë ardhur në ndihmë për këtë proces fikjeje që sipas specialistëve duket i vështirë. Mëngjesin e djeshëm prefekti i Elbasanit Shefqet Deliallisi ka thirrur shtabin e emergjencës dhe specialist të mjedisit. Pas konsultave është vendosur gjendje emergjente për shkak të tymit dhe masat konkrete për të minimizuar dhe izoluar zjarrin e rënë. Kreu i Agjencisë së Mjedisit Adi Madhi tha se është vendosur gjendja e emergjencës dhe nëpërmjet mjeteve të rënda do të ndërhyhet për mbulimin me dhe të sipërfaqes në zjarr. Kjo është e vetmja mundësi pasi edhe me ndërhyrjen e zjarrfikësve, përpjekjet kanë qenë të kota. Pritet që kjo masë paraprake të izolojë disi zjarrin dhe tymin që ka përfshirë të gjithë qytetin. Drejtori i zhvillimit të territorit në Bashkinë Elbasan, Bujar Kapaj, tha se kjo fushë nuk ka më një zgjidhje veç transferimit të vendgrumbullimit dhe mbulimit të kësaj sipërfaqe me dhe. Pjesa fundore e fushës së mbeturinave bie direkt në shtratin e lumit Shkumbin, duke sjellë ndotje masive. Mbi të gjitha këto mbeturina duhet të zhvendosen pasi janë fare pranë zonës së banueshme. Edhe këtë verë problem më i madh ndotës i Elbasanit mbetet vendi i grumbullimit të plehrave. Çdo verë mjafton një shkëndijë që territori ku grumbullohen mbeturinat të marrë flakë dhe për javë të tëra banorët janë të detyruar të jetojnë nën smog. Situata është bërë më problematike 10 vitet e fundit. Bashkia dhe Këshilli i Qarkut ofrojnë dy zgjidhje një në dampën e metalurgjisë dhe në dampën e Paprrit. Por edhe pse ekzistojnë këto dy mundësi ende mbi 100 ton mbeturina depozitohen çdo ditë në fushën që tashmë duket si një kodër artificiale në pjesën fundore të Elbasanit.