Vuvuzelat ne Tirane Nga Gazmend Sallaku*
Kampionati Boteror i Afrikes se Jugut do te kujtohet gjate, se pervec spektaklit dhe gares solli vuvuzelat neper stadiume. Pas perfundimit te Boterorit ato do te importohen me siguri edhe ne Evrope. Edhe tifozet shqiptare, te cilet do te ndjekin ndeshjet eliminatore te Euro 2012 ne stadiumin “Qemal Stafa”, do te vijne bashke me zhurmen e vuvuzelave te Kupes se Botes. Por Boterori i fundit do te sjelle ne Shqiperi edhe nje nga ekipet e medha qe u largua pa lene gjurme. Franca ishte skuadra e pare qe zhgenjeu ne finalet e Afrikes se Jugut. Jemi mesuar te shohim Francen e Platinise dhe te Tiganase, apo ekipin qe u shpall Kampion Bote dhe Kampion Evrope ne edicionin e fundit. Franca e ketij edicioni zhgenjeu totalisht me lojen e saj. Ndoshta kishte probleme te trasheguara qe me pasa jane reflektuar edhe ne loje, gjate finaleve te Kupes se Botes. Rivaliteti i larte i skuadrave pjesemarrese kerkonte qe ekipet te kishin sheshuar problemet, si dhe duhet te benin pergatitje serioze dhe te kishin objektiva te qarta. Megjithate, Franca, edhe pse deshtoi ne finalet e Kupes se Botes mendoj se do te jete favorite kryesore ne grupin tone eliminator, ne “Euro 2012”. Kjo skuader ka potenciale te medha dhe do te jete e veshtire qe te mos arrije objektivin e saj, qe eshte kualifikimi ne finalet e dy viteve me vone. Boterori i ketij viti tregoi se nuk ka me ekipe te dobeta, ose e thene ndryshe nuk ka skuadra te vogla. Ecuria pozitive e disa ekipeve te panjohura ne arenen nderkombetare, per shembull paraqitja mbreselenese e ekipit te Uruguait ka dhene sinjale pozitive dhe premisa edhe per ekipin tone perfaqesues, se mund te arrije ne te ardhmen te prezantohet ne nje nivel me te larte. Uruguai i vogel eshte mes kater ekipeve me te mira te botes. Gjermania eshte skuadra me e mire e ketij kompeticioni. Kjo skuader nuk pritej qe te ishte ne keto nivele. Per mua mbetet institucioni i futbollit, nje skuader qe vendos gjithmone objektiva, per t’i arritur. Kemi te bejme me nje skuader qe ne sulm nuk ka asnje lojtar titullar (jane te nje niveli edhe lojtaret e tjere) dhe jep ate qe nuk pritet ne fushe. Lojen e saj, Gjermania e bazon te grupi dhe e vlereson garen dhe kundershtarin ne maksimum. Spanja eshte nje skuader e forte ne leter dhe ka pretendimet e saj per te prekur finalen. Por besoj se Gjermania do te kualifikohet ne raundin tjeter. Gjermanine e konsideroj favorite, sepse ka paraqitur nje futboll me cilesor se cdo ekip tjeter ne keto finale dhe ka eksperience. Nga ana fizike ka bere diferencen ne fushen e lojes. Merita kryesore i takon trajnerin gjerman, Joakin Lev. Me paraqitjet e saj po i befason te gjithe, nga menyra e interpretimit te lojes. Si ane e erret e ketij Boterori mund te thuhet se ka qene arbitrimi, qe ka lene per te deshiruar deri diku, ne ndeshjet e deritanishme. Ka pasur disa momente te dyshimta qe kane vendosur fatin e disa ndeshjeve. Disa ekipe kane hequr dore nga loja e tyre tradicionale. Kemi edhe nje ekip si Holanda qe nuk po jep me ate spektaklin e zakonshem, por ia ka dale qe te arrije sukses, duke sakrifikuar disi nga loja e saj sulmuese. Por edhe skuadrat e tjera si Brazili nuk dhane ate qe pritej ne keto finale. Me 11 korrik besoj se do te kemi nje ndeshje finale, Holande-Gjermani. Dy kundershtare te vjeter te lojes se futbollit, nga kontinenti yne. Dy skuadrat me te mira te ketij Boterori e meritojne qe te shkojne dhe te diskutojne finalen. Faktikisht dhe ne aspektin fizik ato jane te pergatitura. Ne perfundim dua te them se finalet e Kupes se Botes kane mberthyer miliona shikues ne bote. Edhe ne vendin tone mesazhet dhe komentet per lojen dhe ecurine e ketij Boterori kane qene nga me interesantet. Dua te vleresoj opinionet e Blendi Fevziut, me te cilin njihemi se jemi edhe tifoze te Gjermanise. Jemi bere tifoze te ketij ekipi kur ishim femije te Shkolla e Kuqe dhe vazhdojme te ruajme pasionin tone per lojen e mrekullueshme dhe te bukur te futbollit. Si perfundim, dua te shtoj se suksesi i Gjermanise ne keto finale te Kupes se Botes do te jete i mirepritur dhe me faktin se finalja e 11 korrikut korrespondon me 20 vjetorin e shembjes se Murit te Berlinit.
* Ish-futbollist, aktualisht Drejtor i Stadiumit Kombetar “Qemal Stafa”