E Diel, 1 Nëntor 2026

WP: “Nëse godet Izraeli, SHBA-të të përgatiten për luftë me Iranin!”



Mediat amerikane vazhdojnë të trajtojnë problemet që shqetësojnë vendin, përfshirë këtu edhe rrezikun që vjen nga Irani dhe arsenali i saj bërthamor. Vendimi aktual i presidentit Obama ka qenë të mos e sulmojë Iranin, për faktin se nuk është i sigurt se ku ndodhen instalimet bërthamore të Teheranit. Në një shkrim të “Washington Post” theksohet se nëse Obama nuk e bombardon Iranin, kjo nuk do të thotë se askush tjetër nuk do e bëjë. Në kohën kur Uashingtoni po merret me çështjet e kujdesit shëndetësor dhe trajtimin i çështjeve të brendshme, mund të jetë Izraleli ai që do të marrë masa ndaj Iranit. Sipas studimeve rezulton se izraelitët kanë studiuar qetësish mënyrat ku Irani mund të tërhiqet, duke e ditur për avantazhin që do të kenë në teknologjinë bërthamore për dy dhjetëvjeçarët e ardhshëm. Megjithatë Izraeli është i vetëdijshëm se sulmet me bomba nuk sjellin pasoja të mira. Ky konkluzion mund të ndryshojë, pasi shumë izraelitë e shikojnë programin bërthamor iranian si një çështje për jetë a vdekje. Nëse doni t’i bëni izraelitët paranikë theksohet në shkrim, mund t’u thoni se mund të jenë objekt i sulmeve të vrasjeve në masë dhe pikërisht këtë është duke bërë Mahmud Ahmedinexhad.

24 Shkurt 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›