E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marquinhos huazohet në Romë

Roma ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Corinthiansin për transferimin e përkohshëm të futbollistit Marcos Aoas Correa, më mirë i njohur si Marquinhos.

Klubi italian e ka huazuar në fakt futbollistin brazilian për një vit, deri më 30 qershor të vitit 2013.

Për këtë klubi brazilian do t’i përfitojë 1,5 milionë euro, ndërsa ‘Giallorossi’ e kanë mundësinë e blerjes përfundimtare pas një viti, nëse lojtari zhvillon së paku 8 ndeshje në gara zyrtare me skuadrën e parë dhe nëse zhvillon minimum 45 minuta lojë në secilin takim.

Me këtë rast, Roma duhet t’i paguajë edhe 3 milionë euro për ta bërë të vetin përfundimisht Marquinhosin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›