E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri ne tetor Shenoje Edi Rama fletet nuk do te digjen

Deklarata

Kryeministri Sali Berisha, më 22 tetor, deklaroi se nuk do të djegë fletët e votimit. Në një takim ku mori pjesë edhe lideri i opozitës, Edi Rama, Berisha tha: "Sot dhe deri dy muaj sa të fillojë fushata tjetër, deri në vitin 2013, Sali Berisha rri disponibël për të numëruar çdo votë dhe absolutisht nuk do të digjen kutitë. Ua them unë, nuk ka moment t’i bëj një gjest të tillë opozitës. I them zotit Rama që dhe tri jetë po t’i ketë dhe të rrëmojë, nuk do të gjejë gjë tjetër veçse sinqeritetin e kundërshtarit të tij". Mes replikave dhe batutave, dy liderët kanë rënë dakord që puna për komisionin dhe reformën të vazhdohet më tej, edhe pse jo në nivel kryetarësh. Ndërsa Berisha deklaroi tërheqjen për çështjen më të nxehtë që i mban palët në një krizë funksionimi prej më shumë se një viti, kur tha prerë se fletët e votimit nuk do të digjen. “Shënoje Edi Rama. Sot edhe deri dy muaj deri sa të fillojë fushata e ardhshme, Sali Berisha rri disponibël për të numëruar çdo votë. 10 milionë të tjera do paguaj për kutitë e reja dhe kutitë nuk do digjen”, tha Berisha. “Unë nuk iu kam kërkuar asnjëherë afate dhe jam gati të ndryshojmë çdo rezultat, sepse askush nuk është skllav i pseudorezultateve”, tha Berisha, duke shtuar se qeveria kërkon të ndërtojë vlera të një sistemi, duke ofruar ngritjen e një komisioni hetimor të drejtuar nga opozita. “Në këtë sistem askush nuk i ka të gjitha në dorë, pasi pushtetet janë të ndara. Unë dua t’i garantoj opozitës, se institucionet janë tërësisht të përkushtuara që të japin çdo kontribut për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, për një proces të parametrave më të mirë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›