E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje tjeter viktime nga aksidentet

Fier

Një aksident ka ndodhur dje në mbrëmje në qendër të qytetit të Fierit, ku një makinë ka përplasur një këmbësor. Tomorr Shyti mësohet se është identiteti i të aksidentuarit, i cili fatmirësisht, nuk ka pasoja fatale nga ky aksident. Ndërkaq bëhet me dije se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara nga ana e drejtuesit të automjetit. Ky është aksidenti i nëntë, brenda dy ditëve të fundit, por fatmirësisht pasojat e këtij kanë qenë më të lehta se ato të ndodhura në Borizanë të Krujës dhe në Gjirokastër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›