E Shtunë, 31 Tetor 2026

Majko Gumi rrezoi premtimin e Patozit

Opozita

Firma e z. Gumi rrëzoi firmën e z. Patozi, sepse kështu është ligji. Tani na vjen ti dhe na thua merr 3–4-5 më tepër

Deputeti socialist, Pandeli Majko, deklaroi dje në seancë se “po luhet loja e patates së nxehtë. E duam hetimin, por nuk e duan këta... Kë duhet të besojmë? Firma e z. Gumi rrëzoi firmën e z. Patozi, sepse kështu është ligji. Tani na vjen ti dhe na thua merr 3–4-5 më tepër. Ajo që ne po diskutojmë është një proces politik dhe jo teknik. U është dhënë liberalizimi shqiptarëve, por nuk të është dhënë viza ty dhe klasës politike për në Bruksel. Në tryezën e organizuar nga ju, thatë që fletët e votimit nuk do të digjen. Pasi thatë se fletët nuk do digjen, madje KQZ po bëhet gati të mblidhet më 29 dhjetor. Dëshiroj të përsëris relacionin e z. Gumi. Pyetja që shtroj është: në hapjen e bërë sipas jush thuhet se ky hetim duhet të bëhet edhe në përputhje me raportin e OSBE. Vërejtjen e saj se në 1/3 e GNV u numuan keq ose shumë keq, nuk e konsideroni fakt?

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›