E Shtunë, 31 Tetor 2026

Weber: Një autonomi për veriu, që s’lë derë për shkëputje

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka për qëllim normalizimin e raporteve mes dy vendeve, por ky do të jetë një proces i gjatë që mund të marrë shumë vite. Megjithatë, procesi po e shtyn Beogradin drejt njohjes graduale të realitetit të Kosovës së pavarur.

Kështu thotë eksperti gjerman për Ballkanin, Bodo Weber, në një intervistë për “Kohën Ditore”. Weber, që është shkollar pranë Këshillit për Politikë të Demokratizimit, thotë se dialogu Kosovë - Serbi po shënon përparim prejse është ndryshuar Qeveria në Serbi, ndërsa një masë të madhe të meritave për shtyrje të këtij procesi në drejtimin e duhur ai i jep kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe kushtëzimeve që ajo ia bëri Serbisë në lidhje me Kosovën.

Megjithatë, Weber tërheq vërejtjen për rreziqet që kërcënojnë nëse procesi nuk adreson paqartësitë në lidhje me zgjidhjet e mundshme, sidomos kur flitet për veriun e Kosovës.

Një autonomi për veriun, në formën e “Ahtisaarit plus”, do të mund të ishte e pranueshme vetëm nëse ajo nuk rrezikon të shndërrohet në një derë të hapur për ndarje të mëvonshme të Kosovës, apo krijim i një Republika Srpske në veri të Kosovës, që do ta bosnjizonte Kosovën.Ai po ashtu sheh rrezik edhe nga vetë Bashkimi Evropian dhe ndasitë që ekzistojnë brenda tij./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›