E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE humb besimin, shtyhen vizat!

Dyshimet e zyrtarëve të Bashkimit Evropian ndaj institucioneve të Kosovës, për shkak të aferave korruptive dhe keqmenaxhimit, po ndikon që liberalizimi i vizave për qytetarët e vendit dhe integrimi i tyre drejt Evropës, do të vonojë më shumë se që është paraparë, mendojnë analistët dhe opozita.

Një prej çështjeve me të cilat BE së fundi ka treguar se nuk ka më besim ndaj institucioneve të Kosovës, është rasti me riatdhesimin dhe riintegrimin e personave të kthyer në Kosovë. Qeveria e Kosovës, saktësisht Ministria e Brendshme, vitin 2011 ka shpenzuar vetëm 11 për qind të fondit të ndarë për këta persona, ndërsa vitin 2012 ka shpenzuar rreth 50 për qind, ndërkohë që kosovarët të cilët shtetet perëndimore po i kthejnë në Kosovë, për shkak statusit të tyre të parregullt në Evropë, vazhdojnë të jenë pa kulm mbi kokë, pa punë, pa shkollim dhe pa integrim.

Para disa ditësh, BE ka ndarë një shumë prej 1.5 milion euro për ndihmë të personave të riatdhesuar, por këto mjete do të menaxhohen nga vetë BE.
Gazeta ka raportuar se plani i BE-së, ka qenë që paratë e këtij projekti të shpenzohen nga vetë Qeveria, por fakti kjo e fundit nuk i ka shpenzuar as paratë e veta për riatdhesim, ka bërë që shtetet evropiane të humbin besimin.

Vjosa Osmani nga Lidhja demokratike e Kosovës (LDK) dhe anëtare në Komisionin për Integrime Evropiane, tha se jo vetëm çështja e fondeve për persona të kthyer, por janë edhe shumë dështime tjera të kësaj qeverie që kanë bërë që BE të humbë besimin ndaj institucioneve vendore.

“Kështu derisa kemi këtë qeverisje jo efektive, të korruptuar të dështuar me afera të ndryshme korruptuese do të pësojmë vonesa në rrugën drejt integrimeve dhe liberalizimit të vizave”, tha Osmani. Sipas saj, mjaftojnë të shikohet raporti i fundit i Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave, ku kritikon ashpër edhe procesin e personave të kthyer./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›