E Shtunë, 31 Tetor 2026

Treni godet 90 vjeçarin

Një 90 vjecari nga Bainca e Drenasit përpak nuk i morri jetën treni. 

Hajrush Zariqi u godit nga treni dje pasdite derisa po kalonte hekurudhën për tu kthyer në shtëpinë e tij.

Zariqi i cili marrë plagë të shumëfishta po qëndron në QKUK për shkak të mungesës së vendeve në kujdesin intensiv.

Zëdhënsi i QKUK-së, Basri Lenjani, ka thënë se gjendja e vitkimës edhe më tej po vazhdon të jete kritike, dhe se po vazhdon të jetë pavetëdije.

“I lënduari është nën përkujdesjen e aparaturës mjekësore, është në gjendje të pavetëdijshme. Ka marrë lëndime të shumëfishta. Po vazhdon të qëndroje në klinikë për shkak të mungesës së vendeve në kujdesin intensiv”, ka thënë Lenjani për Indeksonline.

Treni i cili ka rrezikuar jetën e 90 vjeçarit nga Gllogovci, ishte duke qarkulluar në drejtimin Fushë Kosovë- Pejë./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›