E Diel, 1 Nëntor 2026

Ende po vazhdon takimi Thaçi-Daçiq

(E plotësuar) Pas përfundimit të takimeve bilaterale, rreth orës 13:30 ka nisur takimi në mes treshes Ashton, Thaçi, Daçiq. Siç është bërë e ditur më herët, në takim po bisedohet rreth krijimi të asociacionit të komunave serbe dhe shpërbërjes së strukturave paralele në veri.

Më herët, Baronesha Ashton kishte zhvilluar takime të ndara bilaterale me Kryeministrat Thaçi dhe Daçiq.

...........................

Para vazhdimit të sotëm të dialogut në mes Beogradit e Prishtinës mbretëron disponim jo i mirë, vlerëson gazeta austriake “Standard”

Kjo e përditshme transmeton deklaratën e kryeministrit serb, Ivica Daçiq, i cili ka thënë se Serbia ka bërë atë që ka mundur, ndërkaq pala tjetër po i refuzon të gjitha propozimet, kështu që qëndrimet janë diametralisht të kundërta si asnjëherë më parë.

Tema kryesore e raundit të gjashtë të dialogut është shpërbërja e strukturave paralele në veri të Kosovës, që nuk e njohin autoritetin e Prishtinës dhe të cilat financohen nga Serbia, thekson kjo gazetë, duke shtuar se kjo është “kafshata” më e madhe deri më tani për Beogradin.

Në njërën anë është shpërbërja e strukturave paralele si parakusht i Serbisë për fillimin e dialogut me BE-në, ndërkaq në anën tjetër qeveria përballet me presionin në vend që mos të kryej tradhti dhe ti lë serbët e Kosovës, vlerëson “Standard”.

Daçiqi ka propozuar si zgjidhje të kompromisit shpërbërjen e strukturave paralele në veri dhe krijimin e asociacionit në nëntë komunave serbe.

Mirëpo, ky propozim është kundërshtuar nga kryeministri kosovar, Hashim Thaçi dhe zyrtarët e Bashkimit Evropian.

Këta të fundit në propozimin e Beogradit e shohin rrezikun nga krijimi i një entiteti të veçantë sikurse Republika Serbe në Bosnje e Hercegovinë./Indeksonline/ 
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›