E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gramshi në alarm, dy mungesa në Lushnjë

Nga Artan Paja

Drejtuesit e klubit gramshiot janë të shqetësuar për ndeshjen e së dielës në transfertë me Lushnjën. Sipas trajnerit Edmond Mustafaraj, Gramshit do ti mungojnë titullarë, sulmuesi Ledio Koçi dhe kapiteni Çekrezi. Për Koçin mësohet se ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë, ndërsa Çekrezi është ende i dëmtuar nga ndeshja me Luftëtarin. Gjithsesi, stafi teknik ka gati Planin B, me të cilin pretendohet të merret një pikë në stadiumin Roza Haxhiu.

”Do ta gjejmë një mënyrë për ti zëvendësuar dy titullarët me lojtarë po aq profesionistë, me qëllim arritjen e synimit tonë në transfertën e kësaj fundjave. Lushnja është një skuadër e fortë, që kërkon përqendrim maksimal. Gramshi do të luajë si një rival i drejtpërdrejtë, duke u përpjekur me çdo kusht të mos pësojë gol. Ajo që është dhe mbetet për tu përshëndetur, është fusha myzeqare, ku çdo skuadër luan lirshëm dhe pa asnjë trysni, – është shprehur për Sportin shqiptar trajneri i Gramshit, Edmond Mustafaraj.

Ndërkaq, pas fitores me Luftëtarin duket se në Gramsh është dyfishuar besimi te sportdashësit, të cilët pritet ta shoqërojnë skuadrën në Lushnjë. Nga ana tjetër, shpërblimi për skuadrën kanë të njëjtën vlerë me atë të një jave më parë, ndërsa në rast barazimi shifra mund tu përgjysmohet. Deri më tani, Gramshi mbetet është një skuadër, që trajtohet në mënyrë korrekte financiarisht. Edhe nëse skuadra humbet, te grupi i futbollistëve nuk ka më gjoba.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›