E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wenger impresionohet nga Szczesny

Portieri i Arsenalit, Wojciech Szczesny ka marrë lëvdata nga menaxheri Arsene Wenger.

Polaku 21 vjeç ka shfaqur paraqitje të mira në ringjalljen e Arsenalit gjatë këtij viti dhe Wenger beson se Szczesny mund të bëhet një prej portierëve më të mirë në Evropë.

“Talenti ka qenë gjithmonë i pranishëm, por pjekuria ka ndodhur shpejt. Më pëlqen sepse është komunikues i mirë. Ju vetëm duhet të përshtateni dhe të gjeni një balancë. Wojciech mund të bëhet një prej portierëve më të mirë në Evropë. Por, do të varet se sa dëshiron të përmirësohet”, deklaroi Wenger.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›