Ferdinand, i gatshëm të festojë kudo

Qendërmbrojtësi i Manchester Unitedit, Rio Ferdinand ka theksuar se nuk i intereson se ku do të zhvillohet festa e titullit të kampionit në Premierligë, nëse skuadra arrin të triumfojë.
United ka pesë pikë epërsi ndaj rivalit Manchester City, pesë ndeshje para fundit. Kjo ka krijuar mundësi që United të shkojë në Etihad të hënën, 30 prill, i vetëdijshëm se me fitore mund të sigurojë titullin.
Megjithatë, Ferdinand nuk e ka problem festimin jashtë Old Traffordit. “Nuk më intereson. Përderisa e marrim titullin, mund të festojmë kudo”, deklaroi ai.