Wenger nuk e braktisë Arsenalin

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka ritheksuar vendosmërinë e tij ndaj klubit duke insistuar se do të qëndrojë në detyrë për “disa vite tjera”.
Wenger, 62 vjeç, javën e kaluar i tha të përditshmes franceze L’Equipe se do të shqyrtojë pozitën e tij gjatë verës. Por, tani, ai ka insistuar se nuk ka ndërmend të largohet nga Emirates në fund të këtij sezoni.
“Do të mbetem. Kam edhe disa vite tjera. Jam i përqendruar këtu dhe do ta dëshmojë këtë në fund të sezonit” tha Wenger për mediet angleze.