Mancini lavdëron Balotellin

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini ka lavdëruar përmirësimin e sulmuesit Mario Balotelli pasi reprezentuesi italian realizoi golin e tij të tetë këtë sezon në fitoren 3-1 ndaj Newcastles të shtunën.
Balotelli konkretizoi një penallti pesë minuta para përfundimit të pjesës së parë.
“Në penallti, Mario është fantastik. Është e pamundshme të gabojë. Nuk e di pse, ai i godet shumë mirë. Mario është futbollist shumë i rëndësishëm për ne. Ai është futbollist i mirë dhe është duke u përmirësuar vazhdimisht” tha Mancini për Daily Mail.