Wenger nuk ngutet për kontratë

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka thënë se ende nuk ka filluar bisedimet për vazhdimin e kontratës.
Drejtori ekzekutiv i gjigantit londinez, Ivan Gazidis u citua nga Daily Mirror duke thënë se Wengerit do ti ofrohet një marrëveshje e re pasi ajo aktualja do ti skadojë më 2014. Por, francezi nuk ngutet.
“Kam treguar përkushtimin tim ndaj klubit por tani nuk jam në diskonim të mendoj për të ardhmen afatgjate. Jam njeri i Arsenalit. Dy vite janë kohë mjaft e gjatë në punën time”, deklaroi Wenger për mediet angleze. Strategu francez mori drejtimin e Arsenalit më 1996.