E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fabregasi nuk ankohet

Cesc Fabregas ka mohuar spekulimet se është i pakënaqur te Barcelona dhe shpreson se skuadra që shpejti të arrijë formën më të mirë.

Gjatë një interviste me të përditshmen sportive katalane Mundo Deportivo, Fabregas theksoi se nuk është e vërtetë se është i pakënaqur në Nou Camp. “Nuk kam ardhur këtu për të qarë, jam këtu për të punuar dhe mësuar nga më të mirët”, deklaroi Fabregas.

“Këtu është një gjeneratë e mrekullueshme e futbollistëve dhe ne duhet ta shfrytëzojmë këtë në mënyrën më të mirë të mundshme. Për momentin jam mirë dhe synoj të shkoj përpara”, u shpreh ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›