E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sagna i lumtur në Arsenal

Menaxheri Arsene Wenger është optimist se Bacary Sagna mbetet i përqendruar në Arsenal pavarësisht komenteve të tij rreth politikës së përforcimeve në klub.

Sagna shkaktoi polemika javën e kaluar kur dyshoi në planet e skuadrës për angazhimin e futbollistëve të rinj. Ai ishte shprehur se nuk e kuptoi mënyrën e largimit të mesfushorit Alex Song derisa pranoi se kishte pritur që Robin van Persie të braktis skuadrën.

Kurse, Wenger është i qetë. “Intervista e Sagnas nuk reflekton në dashurinë e tij për këtë klub. Ai e do Arsenalin dhe do të mbetet këtu”, deklaroi Wenger për Sky Sports News.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›