Ganso në bisedime me Sao Paulon

Ganso është shumë pranë kalimit në Sao Paulo pasi presidenti i Santosit, Luis Alvaro de Oliveira Ribeiro ka njoftuar për zhvillimin e bisedimeve me klubin rival.
Ganso, 22 vjeç spekulohej me largim nga Santosi tashmë një kohë të gjatë pasi nuk ka pranuar të vazhdojë kontratën me Santosin. “Kemi filluar bisedimet me Sao Paulon. Kërkohet një shumë e konsiderueshme parash që Ganso të largohet nga Santosi”, deklaroi Ribeiro për Radio Globo.
Ganso një vit më parë kërkohej me ngulm nga Milani por gjiganti italian nuk ishte ne gjendje të përmbush kërkesën financiare të Santosit për shitjen e mesfushorit.