Wenger pret qëndrimin e Walcottit

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger beson se Theo Walcott do të vazhdojë kontratën në klub.
Walcott, i cili ka marrëveshje me gjigantin londinez deri në fund të këtij sezoni, mund të nënshkruajë para-kontratë me ndonjë klub tjetër në janar. Por, Arsenali ende nuk është dorëzuar në shpresë për vazhdimin e qëndrimit të tij në Emirates.
“Mendoj se Theo do të mbetet. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e tij dhe do të shohim se si do të përfundojë kjo. Theo dëshiron të jetë i përqendruar në fushë dhe respektoj qëndrimin e tij”, deklaroi Wenger për mediet angleze.