Vidal, përgjithmonë në Juventus

Mesfushori i Juventusit, Arturo Vidal ka bërë të qartë se nuk planifikon të largohet nga klubi dhe është shprehur i gatshëm të qëndrojë me gjigantin italian deri në përfundim të karrierës.
Reprezentuesi kilian gjatë verës spekulohej me transferim në Real Madrid, kurse së fundmi kërkohej edhe nga Manchester City. Por, 25 vjeçari ka insistuar se është i lumtur në Torino.
“Nuk kam menduar të provoj veten në Angli ose Spanjë. E përsëris jam shumë i lumtur këtu dhe nëse duhet të mbetem deri në fund të karrierës, do të pranoj me kënaqësi”, deklaroi Vidal gjatë një interviste për uebfaqen zyrtare të FIFA-së.