Villlas-Boas synon top-katërshen

Menaxheri i Tottenhamit, Andre Villas-Boas ka filluar të mendojë për duelin e ardhshëm kundër Chelseat, klub i cili e shkarkoi atë në mars.
Tottenhami pret rivalin londinez më 20 tetor pas serisë pozitive prej katër fitoreve të njëpasnjëshme në Premierligë. Villas-Boas beson se skuadra e tij mund të luftojë për përfundimin e sezonit në katër pozitat e para.
“Kur ndesheni me liderin e ligës, mund të ndjeni motivim shtesë për atë ndeshje. Kjo u jep mundësinë për të depërtuar në mesin e elitës në Premierligë. Besoj se mund të arrijmë katër pozitat e para”, deklaroi Villas-Boas për Sportinglife.