E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lippi, në Guangzhou Evergrande

Marcello Lippi do të kthehet në futboll, pas arritjes së marrëveshjes për drejtimin e skuadrës kineze Guangzhou Evergrande.

Sipas të përditshmes italiane Corriere della Sera, Lippi në detyrën e tij të re do të ketë pagë prej rreth 10 milionë eurosh në sezon. Lippi udhëhoqi Italinë drejt triumfit në Kampionatin botëror 2006, por ka qenë i papunë prej përfundimit dëshpërues të aventurës së tij të dytë në drejtim të Azzurrëve më 2010.

63 vjeçari së fundmi kishte pranuar se ekziston interesimi ndaj tij nga Guangzhou, por mohoi arritjen e marrëveshjes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›