E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, zjarri rrezikon banesat në tre fshatra

GJIROKASTËR- Vijon të mbetet problematike situata e zjarreve që ka përfshirë sipërfaqe të tëra me pyje. Zjarri i madh i rënë mesditen e sotme në fshatin Dervican rrezikoi banesat dhe vetëm pas ndërhxrjes së zjarrfikësve u bë i mundur shuarja e vatrës së zjarrit në zonat e banuara, ndërkohë në fshatin Goran u dëgjon sipërfaqe të mëdha me pisha dhe vreshta. Vatra të mëdha zjarri, të cilat po përhepn me shpejtësi edhe për shkak të erës po rrezikojnë sërish banesat, tashmë në fshatin Labovë e Zhapës.

ZJARRI NË FSHATIN LABOVË E ZHAPËS, RREZIKON BANESAT
ORA 17:19 Vijon të mbetet problematike situata në Gjirokastër, pasi vatra të mëdha zjarri, të cilat po përhapen me shpejtësi edhe për shkak të erës po rrezikojnë sërish banesat, tashmë në fshatin Labovë e Zhapës.

Zjarri raportohet se ka hyrë në pjesën e poshtme të fshatit, duke rritur frikën e banorëve dhe përpjekjet e forcave zjarrfikëse për eliminimin e vatrës së zjarrit.

Sipas zjarrfikësve vatra e zjarrit është shume e madhe dhe po kërcënon djegien e banesave dhe të sipërfaqe të mëdha kullotash.

ZJARRI NË FSHATIT DERVICAN RREZIKON BANESAT
ORA 16:43 Një zjarri i madh ka rënë mesditen e sotme në pjesën e sipërme të fshatit Dervican në Gjirokastër.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se vatra e zjarrit i’u afrua së tepërmi fshatit, duke rrezikuar disa banesa pranë tij dhe u deshën tre mjete zjarrfikëse që të eliminohej djegia e banesave të zonës, të cilat ndodheshin rreth 15 metra nga vatra e zjarrit.

Ndërkohë vatra e zjarrit në fshatin Goran shkatoi djegien e një sipërfaqet të madhe pishash. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse që po përpiqen të neutralizojnë dhe të shuajnë flakët, të cilat po përhapen me shpejtësi edhe për shkak të erës së fortë.

Zjarrfikëset raportojnë se zjarri ka përfshirë pishat dhe se flaka po përpin sipërfaqe të mëdha vreshtash.

Banorët e fshatit banesat se të cilëve ndodhen pranë zjarrit po evakuohen, ndërkohë që policia bënë me dije s shkaqet e zjarrit ende nuk dihen.

Zjarri vijon ende me intensitet të lartë në këto dy zona.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Elbasan, flakët djegin sipërfaqe të tëra me pisha

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›