Durrës, sekuestrohen 17 kg drogë, pranga italianit
DURRËS- Sekuestrohen në portin e Durrësit 17 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.
Sipas policisë, sasia e drogës është konstatuar gjatë një kontrolli të ushtruar në pikën e kontrollit fizik të automjeteve në port.
Ajo ishte e paketuar në 35 pako me letër natriban, e fshehur brenda një mjeti tip Volvo me targa italiane.
Policia ka arrestuar personin që e transportonte drogën, një shtetas Italian me iniciale G.S, një person i dënuar më parë për bashkëpunim me organizata kriminale.
Konfirmohet se destinacioni i lëndës narkotike ishte tregu Italian.
(e.m/BalkanWeb)