Bursat aziatike, nën presion
tregjet dyshojnë, nëse vendet evropiane do të arrijnë të vendosin rendin mbi financat e tyre, pavarësisht masave të rrepta që paralajmëruan, pasi janë vetë këto masa që do të ndikojnë rritjen ekonomike. Në raportin e dy ditëve më parë ekonomia ishte e brishtë për të gjitha vendet e eurozonës. Indeksi MSCI për Azi-Paqësorin pa Japoninë ra 0.65%. Në Japoni fitimi i parashikuar nga Sony nuk ishte në nivelet që prisnin tregjet. Aksionet e kompanisë ranë 6.7% dhe kjo ishte e mjaftueshme që indeksi Nikkei të bjerë deri 1.6%, por më pas arriti ta rikuperojë një pjesë të humbjeve dhe u mbyll me 0.7% rënie.
Euro humb pikë në tregjet ndërkombëtare
Euro vijoi të bjerë në sesionin aziatik, pasi paketa e ndihmës 1 trilion dollarë ende nuk ka bindur investitorët se eurozona nuk do të preket nga kriza e borxheve sovrane të vendeve anëtare. Ndërsa sterlina britanike ka ruajtur të gjitha fitimet e siguruara përgjatë natës, pas përfundimit të marrëveshjes për qeverinë e re të koalicionit që kryesohet nga 43 vjeçari konservator David Cameron. Indeksi MSCI për Azinë e paqësorit pa Japoninë ra 0.64%, pasi pjesa më e madhe e bursave të rajonit ecën në rrugën e rënieve modeste që u shënuan gjatë ditës së djeshme në Wall Street. Në Tokyo, indeksi Nikkei u hap me rritje në 0.5% por më vonë fitimet u kufizuan për shkak të shitjes së vazhduar të aksioneve japoneze nga investitorët e huaj. Investitorët u prekën si nga kriza europiane ashtu edhe nga ditët e pushimeve publike në Japoni. Në përfundim të punimeve treguesi Nikkei ra me 0.24%.