Boschardt: Statusi i kandidatit në BE, nuk jua sugjeruam aplikimin
Ambasadori gjerman në Shqipëri, Bernard Boschardt, deklaroi dje se duhen përmbushur kushtet për të kaluar drejt liberalizimit të vizave. "Pasaportat e sigurta nga falsifikimi, janë kushti paraprak për liberalizimin e vizave. Këto duhet të njihen nga shtetet e hapësirës ‘Shengen‘. Procesi është në vijim e sipër dhe krahas saj, vendet e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për një hartë të mënyrës se si do të procedohet për liberalizmin e vizave. Kushte të tjera janë lufta ndaj korrupsionit, sigurimi i kufijve, lufta ndaj trafikut të qenieve njerëzore dhe lëndëve narkotike", theksoi Boschardt. Sakaq, aplikimi për statusin në BE, sipas tij, është një vendim sovran dhe i pavarur i qeverisë shqiptare. "Qeveria federale nuk është duke sugjeruar për hapa të një procesi të tillë. Tashmë ndodhemi në qendër të një krize ekonomike dhe është vështirë t‘i informosh qytetarët evropianë, për hyrjen e anëtarëve të rinj. Pas kapërcimit të krizës, do të ishte momenti më i mirë", u shpreh ambasadori.