E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti dhe ndërkombëtarët, thirrje për institucione të pavarura

TIRANË - Ceremonia për 10 vjetorin e krijimit të Avokati të Popullit mblodhi përfaqësuesit e diuplomacive të huaja në SHqipëri dhe kreun e shtetit, të cilët bënë thirrje për institucione të pavarura në vend si kusht I një shoqërie demokratike.

Ambasadori I SHBA-së në Tiranë, Xhon Ëithers tha se "institucioni i Avokatit të Popullit ka treguar se është një institucion demokratik dhe i pavarur. Edhe institucionet e tjera s'mund të funksionojnë pa pavarësi. Pavarësia e gjyqësorit është gur themeli në një shoqëri demokratike".

Ndërsa ambsadori i OSBE-së, Robert Bosch, u shpreh se "vendi ka ende shumë për të bërë në respektimin e të drejtave të njeriut. Respektimi i të drejtave duhet të jetë në politikat e qeverisë ". Ai vlerësoi rolin e Avokatit të Popullit në respektimin e të drejtave ndërsa nënvizoi se "vëmendje të veçantë duhet të vihet në respektimin e të drejtave të grave dhe fëmijëve". Bosch bëri thirrje që institucionet përkatëse duhet të bëjnë punën e tyre ndërsa kujtoi se qeverisje e mirë do të thotë institucione të pavarura"

Edhe Presidenti i Republikës, Bamir Topi është ndalur gjatë tek pavarësia e institucioneve. "Autoriteti i Avokatit të Popullit është krijuar për të rekomanduar institucionet të funksionojnë sinkron me ligjin. Dhe ky institucion i ka bërë prezente verejtjet për administratën.

"Ajo ç'ka duam të gjithë është një qeverisje e kontrollueshme", shtoi ai.

Sot është edhe 61 vjetori i nënshkrimit të Kartës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, ndaj shumë nga ligjëruesit në takim iu referuar edhe kësaj ngjarjeje.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›