E Shtunë, 31 Tetor 2026

Withers: Askush nuk eshte mbi ligjin

Ambasadori amerikan ne Tirane John Withers deklaroi se askush nuk mund te jete mbi ligjin dhe se asnje institucion politik nuk mund te nderhyje ne funksionet e sistemit gjyqesor, i cili duhet te jete i pavarur.

Duke mbajtur fjalen ne nje takim me rastin e 10-vjetorit te zyres se Avokatit te Popullit, Withers theksoi se ne shoqerite demokratike, media duhet te jete e pavarur, per te luajtur rolin e rojtarit, ne mbrojtje te interesit te publikut.

Po ashtu Withers theksoi se pavaresia e institucioneve eshte e domosdoshme, ndaj ai gjeti rastin te pergezonte Avokatin e Popullit ne kete aspekt.

Ne nje panel te perbashket ishin edhe ambasadori i OSBE-se Robert Bosch dhe presidenti Bamir Topi, i cili vleresoi se Avokati i Popullit ne Shqiperi ka ditur te qendroje midis institucioneve per te luajtur rolin qe i takon, pa iu larguar detyrimeve.

Dobjani: Puna jone, e paanshme

Avokati i Popullit Ermir Dobjani deklaroi se institucioni qe drejton nuk do te jete asnjehere nje opozite, por nje ndihme per nje shtet me te mire te se drejtes.

"Puna e Avokatit te Popullit eshte e paanshme dhe ndihmon ne zgjidhjen e problemeve te njerezve", u shpreh Dobjani.

Ambasadori i OSBE-se Bosch deklaroi se ne Shqiperi duhet te respektohen te drejtat e njeriut dhe ne kete fushe ka ende pune per te bere.

"Avokati i Popullit ka nje rol te vecante ne respektimin e te drejtave te njeriut", theksoi Bosch.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›