E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagon ambasadori amerikan: Media të lihet e lirë

TIRANË - Ambasadori amerikan në Tiranë, Xhon Withers ka reaguar sot pas letrës së hapur të Presidentit të Kompanisë "2K", Koço Kokëdhima, i cili e vë në dijeni të presionit që ushtrohet nga Qeveria ndaj bizneseve të tij, duke qenë se është edhe botues i 'Shekullit', gazetës më të madhe në vend.

Ambasadori i SHBA-së gjeti rastin në 10 vjetorin e themelimit të institucionit të Avokatit të Popullit të flasë për ligjin dhe pavarësinë e institucioneve:


"Institucioni i Avokatit të Popullit ka treguar se është një institucion demokratik dhe i pavarur. Edhe institucionet e tjera s'mund të funksionojnë pa pavarësi. Pavarësia e gjyqësorit është gur themeli në një shoqëri demokratike. Pavarësia e medias është po kështu thelbësore, në mënyrë që ajo të luajtë rolin e saj si rojtar i interesit të publikut". Kështu është shprehur kryediplomati amerikan në konferencën e organizuar nga Avokati i Popullit, Ermir Dobjani.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›