E Shtunë, 31 Tetor 2026

Withers: Dënojmë incidentin e Athinës

“Pak ditë më parë në Athinë, një grup ekstremistësh të rinj kishin hedhur parulla e kishin bërë kërcënime kundër popullit shqiptar. Për fat të mirë, shumica e popullit grek nuk i pranoi ato pikëpamje dhe në fakt qëndrojnë kundër atyre pikëpamjeve; thjesht nuk ndjehen ashtu. Edhe qeveria e Greqisë i dënoi ato veprime. Ishin veprime diskriminuese dhe njerëzit këtu në Shqipëri kishin të drejtë të protestonin. Edhe ne, si miq të Shqipërisë, i dënojmë ato. Asnjë formë diskriminimi, kundër cilitdo individ nuk është e pranueshme në botën tonë modern demokratike”, tha Withers.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›