E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, ekzekutohet me armë 22-vjeçari beratas

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme. Alfred Gjata, 22 vjeç, me origjinë nga Berati dhe banues në Tiranë u qellua me arme zjarri ne nje minikazino. Ai vdiq ne spital, pa mundur te tregoje se cfare ndodhi ne te vertete 

TIRANE- Ekzekutohet me armë zjarri një 22-vjeçar në Tiranë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme. Policia e kryeqytetit nuk ka patur asnjë information për ngjarjen derisa Alfred Gjata, 22 vjeç, me origjinë nga Berati dhe banues në Tiranë është paraqitur i plagosur në urgjencën e spitalit numër 2 të Qendrës Spitalore Nënë Tereza në Tiranë. Ngjarja ndodhi në një minikazino në bulevardin “Zogu i Parë”. Por siç duket nuk ka patur të gjithë kohën në dispozicion për të treguar se çfarë kishte ndodhur. Kur kanë mbërritur oficerët e seksionit kundër krimeve të jetës dhe shëndetit, beratasi kishte ndërruar jetë si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga plaga me armë zjarri. Policia e kryeqytetit ka marrë menjëherë kontakte me personat me të cilët jetonte Gjata për të zbuluar se çfarë kishte ngjarë me të. Sipas burimeve policore, Gjata nuk njohet për ndonjë aktivitet të theksuar kriminal, përveç disa rasteve kur ai është dyshuar për vjedhje të kryera në Tiranë dhe në Berat. Deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme seksionet e krimeve të Rënda të policisë së kryeqytetit nuk kishin mundur të ndërtonin ende ngjarjen ku ishte ekzekutuar i riu, si dhe kishin sqaruar ndonjë motiv apo të kishin identifikuar ndonjë prej autorëve të lësaj ngjarje të rëndë. Për ngjarjen mësohet se është du bashkëpunuar edhe policia e Beratit për shkak të aktivitetit që mund të ketë patur në qytetin e vendlindjes. (d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›