E Shtunë, 31 Tetor 2026

Depresioni, 46-vjeçari hidhet nga shkëmbi

Librazhd

Ishte zhdukur prej tri ditësh, gjendet i vetëvrarë në një greminë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Togëz të rrethit të Librazhdit. Sipas burimeve të policisë lokale, Nistret Mana, 46 vjeç, nga fshati Togëz i Komunës Qendër Librazhd, është hedhur nga një shkëmb, duke gjetur vdekjen. Të njëjtat burime saktësojnë se familja e kishte denoncuar si të humbur dy ditë më parë. Pas kërkimeve të policisë dhe familjarëve është bërë e mundur gjetja e trupit të pajetë në vendin e quajtur “Shkëmbi i Lushit”, që ndodhet vetëm pak metra larg shtëpisë së viktimës. Po nga të njëjtat burime bëhet e ditur se 46-vjeçari është hedhur nga ky shkëmb nga një lartësi prej mbi 100 metrash dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Sipas deklarimeve të të afërmve, burri vuante nga depresioni nervor, sëmundje e cila ka qenë edhe arsyeja e hedhjes së tij nga shkëmbi. Ndërkohë, materialet paraprake i janë dorëzuar Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›