E Diel, 1 Nëntor 2026

Withers: Liria e shprehjes, betejë që vazhdon

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Withers, lëshoi apel se duhet të insistohet në betejën për mbrojtjen e fjalës së lirë. Ai ishte i pranishëm në një ceremoni të organizuar nga Shoqata Mbarëkombëtare e të Persekutuarve Politikë dhe ambasada amerikane, për të përkujtuar dhe nderuar 37 intelektualët e Tiranës që u ekzekutuan pa gjyq më 16 nëntor 1944. "Beteja për të cilën ato u përballën në 1940, në ato vite, është e njëjta betejë që vazhdon edhe sot. Duhet të jemi të vendosur që sa herë që shohim censurë nga ana e qeverisë duhet ta kundërshtojmë", u shpreh Withers. Sa herë shohim të kanoset shtypi, tha ai, duhet ta kundërshtojmë atë. "Sa herë shohim një grup të shoqërisë të cilët shmangin zbatimin e ligjit kundër vetes duhet ta kundërshtojmë atë. Sa herë shohim dhunë, një përpjekje për të fshirë shkëmbimin e lirë të ideve duhet ta kundërshtojmë atë", nënvizoi ambasadori. Në këtë mënyrë, vijoi Withers, ne kemi për të ruajtur jo vetëm kujtimin e tyre, por besimin tek ideali për të cilën ata ishin të gatshëm të jepnin jetën e tyre. "Por ne mund t‘u japim pavdekësinë idealeve të tyre. Ne nuk mund t‘u japim pavdekësinë atyre personave. Ata e dhanë jetën për një parim për një ideal prandaj të sigurohemi që e gjithë sakrifica e tyre të mund të kujtohet", deklaroi Withers. Po dje, Presidenti Bamir Topi u dha të persekutuarve dhe viktimave të ngjarjes, titullin e lartë "Nderi i Kombit".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›