E Diel, 1 Nëntor 2026

KZAZ shpallin rezultatin, fiton PD

Në minibashkinë 10 nga 4251 vota që kanë rezultuar të vlefshme, 3385 kanë qenë në favor të kandidatit të PD-së Blendi Fuga, 886 vota kanë shkuar për kandidatin e LSI-së Gjergji Thomai.
Në Fierzë, fitues është Gjelosh Pepkolaj i PD-së me 94% të votave. Ai ka marrë 903 vota nga 958 të vlefshme, ndërsa është votuar në 8 qendra votimi. Mehmet Ponari i LSI-së arriti të marrë vetëm 54 vota, duke humbur kështu me një rezultat të thellë kundrejt rivalit demokrat. Në bashkinë e Fushë-Arësit, fitues ka dalë kandidati demokrat Alfred Qafa me 969 vota, kundrejt kundërshtarit të tij Dedë Gjergji i LSI-së, i cili mori 445 vota.
Në Komunën Otllak të Beratit, 2450 vota ka marrë kandidati i PD-së, Muharrem Hoxha, ndërsa kandidati i Partisë së Punës së Riorganizuar, Viktor Becolli, ka marrë 329 vota dhe Nasi Gjoka i LSI-së ka marrë 316 vota. Në Bashkinë e Klosit fitues është kandidati i PD-së, Ramazan Mjeshtri me 2535 vota, ndërsa kandidati i LSI-së, Xhevdet Reçi ka marrë 990 vota.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›